Politike

“Ç’do ndodhë me deputetët e përjashtuar?”/ Diskutimet në mbledhjen e PD, Berisha: Realitetet dihen

Gazment Bardhi kërkoi që të përqendroheshin tek politika, jo tek procedura.

5 Shtator 2023, 13:48 Nga A.B
“Ç’do ndodhë me deputetët e
Takimi

TIRANË- Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku janë të pranishëm 43 deputetë të opozitës. Deputetja Sorina Koti ka pyetur se çfarë do të ndodhë me deputetet e përjashtuar.

Berisha theksoi se “sot arrihet një gjë shumë pozitive”, duke shtuar se “realitetet dihen”. Ndërkohë Gazment Bardhi kërkoi që të përqendroheshin tek politika, jo tek procedura.

BISEDIMET:

Sorina Koti: Çfarë do ndodhe me deputetet e përjashtuar?

Sali Berisha: Ndonjëherë pak është shumë. Edhe ngadalë është shpejt. Sot arrihet një gjë shume pozitive. Realitetet dihen. Ne e dimë pse jemi mbledhur sot por edhe pse nuk jemi mbledhur me parë. Prandaj i mirëkuptoj miqtë e mi, po ky është një proces dhe le te ecim ne mënyre të sigurt.

Gazment Bardhi: Mendoj se duhet te përqendroheni tek politika, jo tek procedura

sali berisha mbledhja e pd 5 shtator 2023

Sondazh

Poll