Sport

Ronaldinho, Saviola dhe Bojan, shkëlqejnë legjendat e Barçës në Izrael…

Skuadra e ‘veteranëve’ të Barçës arriti të mposht 3-5, Maccabi Tel Aviv në Izrael para 16.000 shikuesve në stadiumin “Bloomfield”.

6 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Ronaldinho, Saviola dhe Bojan, shkëlqejnë legjendat e

IZRAEL - Legjendat e Barçës luajtën ndeshjen e dytë të sezonit kundër Maccabi Tel Aviv dhe arritën fitoren e dytë 3-5. Pas fitores së javës së kaluar kundër legjendave të Azisë 3-0 në Kirgistan, skuadra e drejtuar nga Albert 'Chapi' Ferrer mundi legjendat e Tel Avivit në Izrael.

Në një ndeshje me shumë gola, Saviola me dy gola, Rivaldo, Bojan Krkic dhe Jofre, ishin golashënuesit e Barçës. Skuadra e Barçës doli në fushë me Angoy ; Belletti, Dehu, Sergi Barjuan, Fernando Navarro; Trashorras, Jordi López, Giuly; Saviola, Rivaldo dhe Ronaldinho,  Goikoetxea, Giovanni, apo Bojan Krkic ishin të tjerë nga legjendat që luajtën këtë ndeshje.

16.000 spektatorë morën pjesë në stadiumin “Bloomfield” në triumfin culé. Skuadra e drejtuar nga Chapi Ferrer do ta mbyllë këtë ‘turne’ nëpër Izrael me një ndeshje të dytë dhe të fundit. Do të jetë ajo e enjtes kundër legjendave të Maccabi Haifa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll