Sport

Manchester United humbet 644 milionë euro në bursë!

Të martën pati një rënie prej rreth 21% në aksionet e skuadrës së Mançesterit

5 Shtator 2023, 21:52 Nga DOSJA

Manchester United humbet 644 milionë euro në bursë!

ANGLI - “Krizë” biznesi te Manchester United. Sipas mediave në Britaninë e Madhe ka pasur raporte në fundjavë se familja Glazer do të hiqte klubin nga tregu pasi nuk u gjet asnjë blerës për çmimin e tyre të kërkuar prej 7 miliardë deri në 10 miliardë stërlina.

Kjo ka sjellë “rënie” të aksioneve të skuadrës me 21% dhe dëmi i bursës llogaritet në rreth 645 milionë euro (550 milionë stërlina).

Kjo vjeshtë është një rekord negativ i 11 viteve të fundit për aksionet e klubit të Mançesterit. Çmimi i aksionit të premten ishte 21.97 euro (23.66 dollarë) dhe të martën ra në 17.56 euro (18.83 dollarë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll