Sport

Gavi zbulon prerjen e veshit, për të cilën ju deshën 5 kapse për ta fiksuar!

Lojtari i cili kishte shumë dhimbje në momentin e goditjes, i filloi ti rrjedh gjak nga veshi i tij dhe u detyrua të largohej nga fusha për shërbimet mjekësore të Barçës për t'i vendosur kapëse në plagë për t’i ndaluar gjakderdhjen.

5 Shtator 2023, 20:49 Nga DOSJA

Gavi zbulon prerjen e veshit, për të cilën ju deshën 5 kapse

SPANJE - Gavi (19 vjeç) është një nga lojtarët më intensivë që Barça ka pasur vitet e fundit. Lojtari sjell një plus konkurrueshmërie në ekip dhe shkon gjithmonë në kufirin për të dyluftuar çdo top. Fundjavën e kaluar kundër Osasuna në El Sadar, Gavi pati një përplasje me Rubén García, ku pavarësisht se u fishkëllua për një faull ndaj andaluzianit, lojtari i Osasusnës e goditi me bërryl në vesh që i shkaktoi një çarje të madhe.

Lojtari i cili kishte shumë dhimbje në momentin e goditjes, i filloi ti rrjedh gjak nga veshi i tij dhe u detyrua të largohej nga fusha për shërbimet mjekësore të Barçës për t'i vendosur kapëse në plagë për t’i ndaluar gjakderdhjen. 

Një ditë më vonë dhe pas fitores së Barçës, ku lojtari i Los Palacios luajti ndeshjen e plotë, ai arriti në grumbullimin e Kombëtares spanjolle me veshin ende shumë të përflakur nga goditja, prandaj nuk bëri stërvitjen e parë me La Roja, por Gavi është një luftëtar dhe donte të ishte me pjesën tjetër të grupit sa më shpejt të ishte e mundur.

Gavi zbulon prerjen e veshit, për të cilën ju deshën 5 kapse

Dhe pikërisht në seancën stërvitore të kësaj të marte, andaluziani mund të shihej me një helmetë mbrojtëse, si kemi parë më parë Petr Čech ose Cristian Chivu. Pavarësisht se arsyeja për këto ishte trauma në kokë, ekipi mjekësor dhe vetë lojtari vendosën që kjo helmetë të ishte sistemi më i mirë për të mbrojtur zonën e prekur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll