Sport

Trajneri serb i Skëndërbeut edhe 3 vite të tjera në Korçë!

Klubi ka vendosur të shpërblejë punën e trajnerit, duke i ofruar një kontratë të re. Klubi Skënderbeu ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Gvozdenoviçi ka firmosur zgjatjen e kontratës edhe për tre vite të tjera.

5 Shtator 2023, 21:15 Nga DOSJA

Trajneri serb i Skëndërbeut edhe 3 vite të tjera në

KORÇE - Ivan Gvozdenoviçi është duke kryer një punë mjaft të mirë te Skënderbeu. Pas fitimit të Kategorisë së Parë, korçarët po udhëheqin edhe “Abissnet Superiore”-n në këto dy javë të para të kampionatit.

Klubi ka vendosur të shpërblejë punën e trajnerit, duke i ofruar një kontratë të re. Klubi Skënderbeu ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Gvozdenoviçi ka firmosur zgjatjen e kontratës edhe për tre vite të tjera.

“Ivan Gvozdenovi CF edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë”, ka njoftuar klubi Skënderbeu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll