Aktualitet

Sekuestrohen 18 mijë euro në Kakavijë, procedohet penalisht greku (EMRI)

Bëhet fjalë për shtetasin Evangelos Rizos.

4 Shtator 2023, 13:20 Nga A.B
Sekuestrohen 18 mijë euro në Kakavijë, procedohet penalisht greku
Leke

TIRANË- Sekuestrohen 18 150 euro në Kakavijë, ndërsa është proceduar penalisht një 53-vjeçar grek, pasi akuzohet që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së. Bëhet fjalë për shtetasin Evangelos Rizos.

NJOFTIMI I POLICISË:

PKK Kakavije/Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare godasin një rast të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 18 150 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari (shtetas grek) që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

evangelos rizos

Sondazh

Poll