Aktualitet

Rrëshqet kodra në Ujin e Ftohtë në Vlorë

Policia e Vlorës ndodhet në zonë, duke njoftuar dhe policinë ndërtimore, por dhe duke parë lejen e ndërtimit të ndërtuesit të pallatit.

4 Shtator 2023, 13:44 Nga A.B
Rrëshqet kodra në Ujin e Ftohtë në Vlorë
kodra

VLORË- Një masiv dheu ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë që një pjesë e kodrës të shkëputet duke rënë në themelet e pallatit. 

Policia e Vlorës ndodhet në zonë, duke njoftuar dhe policinë ndërtimore, por dhe duke parë lejen e ndërtimit të ndërtuesit të pallatit.

Një banor i zonës së Ujit të Ftohtë ka treguar se reshjet e shiut do të bëjnë qe masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa./Dosja.al

vlore

Sondazh

Poll