Sport

Përfundon rezistenca, Pépé largohet nga Arsenali për te Besiktas…

Pasi refuzoi t'i bashkohet klubit turk për herë të parë, Nicolas Pépé (Arsenal) më në fund vendosi t’i bashkohet skuadrës turke të Besiktas.

4 Shtator 2023, 15:51 Nga DOSJA
Përfundon rezistenca, Pépé largohet nga Arsenali për te

ANGLI - Nicolas Pépé do të kryejë vizitën e tij mjekësore në Paris të hënën para mbërritjes së tij në Besiktas. 

Ish-lojtari i Lille, i cili kishte refuzuar propozimin e klubit turk në zemër të afatit kalimtar, përfundoi duke pranuar këto orët e fundit për t'iu bashkuar skuadrës nga Stambolli.

I huazuar te Nice sezonin e kaluar, sulmuesi i Arsenalit luajti 28 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën turke për 8 gola dhe një asistim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll