Sport

VIDEO / U tallën me Juven, Federata Italiane hap hetim për Milanin!

Prokurori Federal Giuseppe Chiné, mësohet se pasi kishte marrë videot që u bënë menjëherë virale, vendosi të hedhë dritë mbi episodin.

3 Shtator 2023, 12:42 Nga DOSJA
VIDEO / U tallën me Juven, Federata Italiane hap hetim për Milanin!

ITALI - Prokurori i Federatës së Futbollit – mëson agjencia e lajmeve italiane ANSA – sapo ka hapur një hetim për thirrjet kundër Juventusit të kënduara nga lojtarët e Milanit gjatë transferimit në aeroport pas ndeshjes me Romën dhe më pas të postuara në rrjetet sociale. 

Prokurori Federal Giuseppe Chiné, mësohet se pasi kishte marrë videot që u bënë menjëherë virale, vendosi të hedhë dritë mbi episodin "për të konstatuar shkeljen e mundshme të kodit të etikës, ndershmërisë dhe korrektësisë dhe për të identifikuar përgjegjësit".

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="zxx" dir="ltr"><a href="https://t.co/LrWPAaGWbz">pic.twitter.com/LrWPAaGWbz</a></p>&mdash; Follow @MilanPosts (@MilanPostsVid) <a href="https://twitter.com/MilanPostsVid/status/1697738954257170522?ref_src=twsrc%5Etfw">September 1, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll