Sport

VIDEO / Ronaldo shënon golin e 850-të në karrierë!

Ylli portugez realizoi një gol dhe dha dy asist në fitoren 1-5 të ekipit të tij në transfertën e Al-Hazem.

2 Shtator 2023, 22:54 Nga DOSJA
VIDEO / Ronaldo shënon golin e 850-të në karrierë!

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo është kthyer në protagonist të padiskutuar te Al-Nassr, ndërsa në sfidën e javës së pestë të Saudi Pro League, realizoi një gol dhe dha dy asist në fitoren 1-5 të ekipit të tij në transfertën e Al-Hazem.

Miqtë gjetën avantazh në minutën e 33’, ku pas asitit të Ronaldos, Ghareeb gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 36-të ishte Mane ai që shënoi, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua. Ndërsa në minutën e 45+8’ Al Khaibari shënoi golin e dytë për skuadrën e Al-Nassr dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 48-të Al-Hazem u kundërpërgjigj me Badamosi, duke ngushtuar diferencën.

Megjithatë i asistuar nga CR7, Otavio gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 57-të, duke i dhuruar golin e tretë ekipit.

Më tej në minutën e 68-të Cristiano Ronaldo realizoi një super goditje, duke e çuar topin në fundin e rrjetës dhe duke bërë “poker” për skuadrën e tij. Njëkohësisht duke çuar në 850 gola në total në karrierën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll