Sport

Bayern Munich më në fund mposht një kundërshtar “të bezdisshëm”…

“Bavarezët” kanë uruar veten për një suksesi 2-1 të shumëpritur ndaj Borussia Mönchengladbach.

3 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
Bayern Munich më në fund mposht një kundërshtar

GJERMANI - Kampioni gjerman dhe pretendenti kryesor për titullin këtë sezon në Bundesligë, Bayern Munich, ka shënuar suksesin e tretë radhazi në kampionat.

Fitorja e “bavarezëve” këtë herë erdhi në transfertë ndaj Borussia Mönchengladbach me 2-1 në një përballje të javës së 3-të të kampionatit.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 30-të me golin e Ko Ikatura, por Leroy Sane riktheu barazinë në minutën e 58-të.

Mathis Tell hyri në fushë nga stoli dhe u bë hero për Bayernin, pasi solli kthesën dhe të tre pikët për ekipin e tij me një gol në minutën e 87-të.

Në këtë mënyrë skuadra e “Allianz Arena” ndërpreu serinë negative ndaj Borussia Mönchengladbach.

Siç dihet, Gladbach ishte një nga rivalët më të pakëndshëm të “bavarezëve”, pasi këta të fundit nuk kishin asnjë fitore ndaj Borussias, madje 5 ndeshje zyrtare radhazi.

Në javën tjetër, Bayern Munich do të përballet me Bayer Leverkusenin, ndërsa skuadra e Gerardo Seoane do të përballet me Darmstadt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll