Sport

Juventusi kërkon ta ‘lidhi’ italianin me një kontratë të re…

Duket se Federico Chiesa do të mbetet në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

3 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Juventusi kërkon ta ‘lidhi’ italianin me një kontratë

ITALI - Juventus po mendon t'i ofrojë anësorit Federico Chiesa një kontratë të re.

Ndërkombëtari italian ishte I kërkuar me Aston Villa dhe Liverpool, si dhe klube të tjera nga ligat kryesore të Kontinentit të Vjetër.

Gjithsesi bardhezinjtë janë të bindur se nuk duan të përfundojnë në një situatë të ngjashme me atë në afatin kalimtar të verës së kaluar, kur statusi i Chiesa ishte shumë i pasigurt.

Klubi torinez synon ta lidhë anësorin me një kontratë të re afatgjatë dhe, sipas të gjitha gjasave, një klauzolë shumë më serioze se ajo aktuale.

Marrëveshja aktuale mes Federico Chiesa dhe Juves skadon për 2 vite, por duket se kontrata do të rinovohet edhe për disa sezone të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll