Sport

‘Gardiani’ De Gea gati të fluturojë drejt Arabisë Saudite…

David de Gea është larguar nga Manchester United pasi kaloi 12 vjet në klub, duke arritur një rekord 545 paraqitje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat.

3 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
‘Gardiani’ De Gea gati të fluturojë drejt Arabisë

SPANJE - Sa i përket të ardhmes së David de Geas, ka shumë gjasa që karriera e tij futbollistike të vazhdojë në Arabinë Saudite, sipas informacioneve të tabloidëve “Island”. 

Spanjoli mbeti lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Manchester United dhe “Djajtë e Kuq” vendosën të mos e rinovojnë atë në fund të sezonit të kaluar.

De Gea është subjekt i interesimit nga disa palë në Ligën Profesionale Saudite, me 32-vjeçarin që pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi nuk ka interes për të nga klubet në 5 ligat më të mira të Evropës që mund të përmbushin kushtet financiare të agjentëve të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll