Politike

Shengeni ballkanik, Kurti i qartë: Duhet të kemi kujdes nga Serbia, tre vite më parë tentoi një puç

20 Tetor 2019, 17:49 Nga DOSJA
Shengeni ballkanik, Kurti i qartë: Duhet të kemi kujdes nga Serbia,

TIRANË- Kryeminsitri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ndohet në Tiranë në festën që organizon Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Nga festa, Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur dhe për ‘mini-shengenin’ që mendohet të bëhet mes Shqipërisë, Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Albin Kurti tha se duhet të jemi të kujdesshëm me Serbinë, pasi kjo e fundit para tre vitesh ka tentuar një puç bashkë me Rusinë.

Mendoj që duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë meqenëse dihet se çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve nga njëra anë dhe dihet që para tre viteve tentoi një puç në Maqedoni të Veriut por i dështoi, një puç bashkë me Rusinë. Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, tha lideri i VV.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti marredhenia serbi-kosove shengeni ballkanik albin kurti marredhenia serbi-kosove shengeni ballkanik

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2019, 20:32

TIRANË– Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perën...