Sport

Greenwood, zyrtarisht lamtumirë “Djajve të Kuq”, ai konvertohet në iberik!

Mason Greenwood është larguar zyrtarisht nga Manchester United. Anglezi do të luajë në ligën spanjole.

2 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
Greenwood, zyrtarisht lamtumirë “Djajve të Kuq”, ai

ANGLI - Sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka kohë që nuk shfaqet në fushë. Ai u pezullua nga klubi pasi partnerja e tij e akuzoi për abuzim dhe tentativë përdhunimi. Çështja u ndërpre, por lojtari nuk u kthye për të luajtur në “Old Trafford”.

Së fundmi është bërë e ditur se lojtari është futur në listën e transferimeve. Fillimisht anglezi ishte në radarin e Lacios italiane, por në orët e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Përfundimisht, skuadra e njohur nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet e kontratës. Sakaq një nga skuadrat spanjole vendosi të përfitonte nga situata dhe vendosi ta merrte 21-vjeçarin.

Sipas “Daily Mirror”, Getafe është i interesuar për të. Për Greenwood, ky është një ekip shumë më pak prestigjioz se ai italian, por ndryshe nga Manchester United, spanjolët mund t'i garantojnë atij një lojë të rregullt.

Kushtet e vendosura nga spanjolët mund të rezultojnë të jenë një pikë grindjeje në negociata. Klubi i La Ligës nuk dëshiron ta blejë lojtarin, por është i interesuar vetëm ta huazojë atë.

Sipas “Athletic” klubi spanjol mbeti i vetmi i gatshëm për të nënshkruar me të riun anglez, gjë që tani është zyrtarizuar.

Mason Greenwood është një nxënës i "Djajve të Kuq". Ai luajti ndeshjen e tij të fundit kundër West Ham më 22 janar 2022. Ai ka një kontratë dyvjeçare me Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll