Sport

Leao dyshfishon shifrat me një gol spektakolar…(SHIKO VIDEON)

Me fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë dyfishojnë avantazhin në 0-2 në “Olimpico” të Romës përballë skuadrës së Mourinhos.

1 Shtator 2023, 22:05 Nga DOSJA
Leao dyshfishon shifrat me një gol spektakolar…(SHIKO VIDEON)

ITALI - Roma-Milan është kryesfida e javës së tretë në Serie A, me takimin që luhet në “Olimpico” duke nisur nga ora 20:45. Roma vjen në këtë përballje pas një nisje jo të mirë, me një pikë në dy ndeshjet e para, pasi në javën e parë barazoi 2-2 me Salernitana-n, ndërkohë që një javë më parë u mund në transfertën e Verona-s me rezultatin 2-1.

Në krahun tjetër, Milan kryeson momentalisht klasifikimin me gjashtë pikë pas dy fitoreve, 0-2 në Bologna dhe 4-1 në shtëpi përballë Torino-s. Në minutën e ‘6-të pas një ndërhyrjeje të gabuar të Patricios ndaj Loftus-Cheek dhe pas verifikimit të rastit në VAR, Milan fiton penallti e cila shndërrohet në gol nga Oliver Giroud.


Me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para, por me një Milan që komandonte gjithmonë e më tepër ritmin e lojës. Me të njëjtin vrrullë kanë filluar kuqezinjtë edhe pjesën e dytë.

Në minutën e 48-të me një veprim spektakolarë Rafael Leao shënon edhe golin e dytë për kuqezinjtë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll