Sport

Joa Felix plotëson ëndrrën e tij, do të luajë te Barcelona!

Felix pret thjesht zyrtarizimin e marrëveshjes, për t’i dhënë fund telenovelës së verës, ku ka pasur rolin e protagonistit kryesor.

1 Shtator 2023, 21:31 Nga DOSJA
Joa Felix plotëson ëndrrën e tij, do të luajë te

SPANJE - Joao Félix është tashmë më afër përmbushjes së ëndrrës së tij për të luajtur për Barcelonën. Klubi katalan ka arritur marrëveshjen me Atléticon për transferimin e tij në “Camp Nou”.

Portugezi nuk është paraqitur në stërvitje paraditen e kësaj të premteje “për arsye personale”, i vetëdijshëm se negociatat kishin avancuar gjatë orëve të fundit.

Felix pret thjesht zyrtarizimin e marrëveshjes, për t’i dhënë fund telenovelës së verës, ku ka pasur rolin e protagonistit kryesor. Portugezi refuzoi ofertën e Aston Villas, pasi dëshironte me çdo kusht të luante në Champions League.

Felix rrezikoi gjithçka me qëndrimi e tij të palëkundur, porn ë fund iu plotësua dëshira për të veshur fanellën “blaugrana”, falë edhe mbështetjes së Joan Laportas dhe marrëdhënies së tij të ngushtë me menaxherin Jorge Mendes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll