Sport

Chelsea kapërcen shifrën e miliard eurove të shpenzuara!

‘Blutë’ e Londrës, përmes shefit të tyre të ri, kanë shpenzuar bujarisht vitin e kaluar.

2 Shtator 2023, 07:38 Nga DOSJA
Chelsea kapërcen shifrën e miliard eurove të shpenzuara!

ANGLI - Rekruti i fundit i Chelsea: Cole Palmer mbërriti nga Manchester City. I riu anglez mori pjesë në rreth 40 ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiolës, të mjaftueshme që ‘Blutë’ e Londrës të hidheshin në kërkim të tij. 

Shuma e transferimit: 52 milionë euro përfshirë bonusin! Mund të tingëllojë e lartë, por gjatë vitit dhe disa muajve të fundit, Chelsea është mësuar të paguajë një çmim të lartë për të kapur talentet me potencial të lartë. 

Prova këtë verë me si rekrutët, Caicedo, Lavia, Nkunku, Ugochukwu, Disasi, Nicolas Jackson dhe shumë të tjerë. Këtë furi në afatin kalimtar, 'Blutë' ia detyrojnë në një masë të madhe Todd Boehly, pronar i klubit që nga qershori i vitit 2022. 

Që nga ardhja e biznesmenit amerikan në Londër, Chelsea ka shpenzuar më shumë se një miliard euro në tarifat e transferimit, përfshirë bonuset. Një shifër marramendëse në vetëm pak muaj, por që për momentin nuk ka dhënë fryte me vendin e dymbëdhjetë të trishtë në Premier League sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll