Sport

Lajm i bujshëm, Pogba ishte te Galatasaray, por nuk i kaloi testet mjekësore

Mesfushori francez dështoi në Turqi: probleme me kontrollet mjekësore

2 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Lajm i bujshëm, Pogba ishte te Galatasaray, por nuk i kaloi testet

ITALI - Përveç sirenave arabe: Paul Pogba  ishte shumë afër transferimit te Galatasaray. Aty do të kishte gjetur ish-italianë si Icardi dhe Mertens, por vizitat mjekësore kanë hedhur në erë gjithçka. 

Sipas mediave turke, francezi, i cili edhe kësaj herë nuk u thirr nga Deschamps për kombëtaren për ndeshjet e ardhshme të shtatorit, nuk kishte kaluar kontrollet mjekësore të organizuara nga Galatasaray, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League. 

Lajmi vjen pak ditë pas rikthimit në fushë të ish-lojtarit të Manchester United, i cili ishte rikthyer në fushë të dielën e kaluar për Juventus-Bologna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Transfermarkt (@transfermarkt_official)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll