Bota

Burri i merr jetën 50-vjeçarit që e përgjonte kur bënte s*ks me të dashurën e tij

20 Tetor 2019, 18:14 Nga DOSJA
Burri i merr jetën 50-vjeçarit që e përgjonte kur

FLORIDA – Victor Vickerry është emri i 30-vjeçarit i cili u arrestua sot në Florida, me akuzën e vrasjes së shakllës së parë, të 50-vjeçarit Asaad Akar.

Raporti i policisë tregon se Victori dhe e dashura e tij, në momentin që ndodhi ngjarja, ishin duke kryer marrëdhënie në shtëpinë e vajzës, kur kanë dëgjuar një zhurmë si kërcitje xhami, dhe kanë vënë  rë se dikush po i përgjonte ata, duke i parë fshehurazi nga dritarja e dhomës.

Menjëherë Victori ka dalë jashtë, dhe një konflikt fizik ka plasur mes dy burrave.

Ky nuk ishte rasti i parë, sepse mesa duket Victori ka lajmëruar policinë edhe më përpara për burrin që përgjonte jashtë dritares së dhomës së gjumit të të dashurës së tij.

Hobi, e dashura e 30-vjeçarit, ka lajmëruar policinë në momentin që të dy burrat po ziheshin me njëri tjetrin.

Gjatë dy luftimit mesa duket Victori e ka rrahur viktimën mjaft fort duke i marrë atij dhe jetën.

Victori tani rrezikon dënimin prej shumë vitesh, dhe nëse do të dojë të dalë më kusht, ai duhet të paguajë të paktën 100.000 dollarë.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota florida pergjuesi tom victor vickerry florida pergjuesi tom victor vickerry

Sondazh

Poll