Kriza e thellë politike. Basha udhëtim të papritur në SHBA, 3 ditë takime në DASH
20 Tetor 2019, 15:53Nga DOSJA
TIRANË- Politika në Shqipëri po kalon një krizë të thellë politike, që ka më shumë 8 muaj që nuk po zgjen zgjidhje, por vetëm thellohet. Ndërkombëtarët kanë qenë të vetmit që mund të zgjdhnin këtë krizë, por ndërhyrja e tyre ka qenë e pakët duke lënë aktorët vendas në fushë-betejë të hapur.
Për zgjidhjen e kësaj krize kreu i PD do të niset për në SHBA, në një vizitë që do zgjas tre ditë. Burime nga PD, konfirmojnë për Dosja.al se Basha do të largohet nga Shqipëria në ditët në vijim dhe do qëndrojë tre ditë. Ende nuk ka një axhendë publike, por burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha do takohet me zyrtarë të rëndësishëm në DASH dhe diskutimi do jetë rreth krizës politike në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në vizitën e tij në SHBA do shoqërohet nga nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arben Kashahu. Kjo vizitë e Bashës, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur vendit iu bllokua nisja e bisedimeve dhe mund të shkojë në kolaps nëse shkarkohet Presidenti i Republikës nga maxhoranca.
Vizita në SHBA merr një tjetër rëndësi edhe për faktin se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i kanë kërkuar politikës shqiptare kryerjen e një reforme të plotë zgjedhore, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë shprehur gatishmërinë për këtë çështje, por duke kërkuar që procesi të mos jetë në Komisioni Parlamentar, por në një strukturë të posaçme me pjesëmarrje të ndërkombëtarëve.
SHBA për krizën politike në Shqipëri nuk ka qëndruar duarkryq, pasi disa herë ka bërë thirrje për dialog dhe në qershor i është adresaur opozitës për të zhvilluar protesta paqësore. Po ashtu deklaratat e SHBA kanë qenë kundër djegies së mandateve dhe braktisjes së intitucioneve.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI- CDU/CSU ka reaguar dy ditë pas marrjes së vendimit nga KE për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Nënkryetari i grupit parl...
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh të ndjerë për vdekjen e vëllait në aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme...
TIRANË- Si mund ta marrin vesh të gjithë që ke blerë makinë të re? Ka disa mënyra, por njërën, mbase atë më epiken, jua sugjeron deputeti Kujtim Gjuzi. Ai ...
DIVJAKË- Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka ironizuar sot me disa foto nga Divjaka, ku ka treguar prodhimin e shëgëve për këtë vit....
TIRANË- Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç që mbahej në kampet në Siri dhe nuk ndihmohej nga shteti s...
TIRANË– Ditën e djeshme në një aksident të rëndë në tunelin e Elbasanit ndërroi jetë vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, Elton Maç...
Politike19 Tetor 2019, 20:32
TIRANË– Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perën...
TIRANË– Gazetari Blendi fevziu ka deklaruar se qeveria aktuale duhet të largohet. I ftuar në “Shiko kush luan”, Fevziu doli hapër kundër kryeministri...
TIRANË– Djali i miliarderit amerikan George Soros, Aleksandër ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.Në një status në Twi...
TIRANË– Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se kryeministri Edi Rama ka dështuar totalish...