Politike

Deklarata e CDU-CSU për Shqipërinë, PD: Mesazh i qartë se pa plotesuar kushte nuk ka negociata

20 Tetor 2019, 17:19 Nga DOSJA
Deklarata e CDU-CSU për Shqipërinë, PD: Mesazh i qartë se pa

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit tëe Përgjithshëm, Gazment Bardhit ka reaguar pas deklaratës së CDU/CSU për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se mesazhi i deklaratës së CDU/CSU është i qartë se pa plotësuar kushtet nuk do kemi negociata.

“Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!”, shton më tej numri 2 i PD.

REAGIMI I PLOTË

Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt. Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat. Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!

Sot CDU/CSU në një deklaratë të saj komentonte vendimin e BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe shtonte se vendimi duhet parë si një nxitje për të vijuar më tej reformat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi nënkryetari i grupit parlamentar të cdu/csu partia demokratike gazment bardhi nënkryetari i grupit parlamentar të cdu/csu partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2019, 20:32

TIRANË– Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perën...