Sport

VIDEO/ Partizani i pafat, Astana kualifikohet me barazimin në “Elbasan Arena”

Kampionët e Shqipërisë nuk arritën të bënin më tepër se barazimi 1-1 në këtë ndeshje të dytë përballë kazakëve që kualifikohen falë fitores në ndeshjen e parë me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

31 Gusht 2023, 22:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani i pafat, Astana kualifikohet me barazimin në

ELBASAN –Partizani e mbyll me lay-off-in e Conference Leagues aventurën e tij europiane pasi nuk arriti të kalojë skuadrën e madhe nga Kazakistani, Astana, e cila falë fitores në ndeshjen e parë në shtëpi 1-0, arriti të kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 2-1 pasi ndeshja e luajtur në Elbasan përfundoi në barazim 1-1.

Në “Elbasan Arena”, Partizani luajti ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League, përballë skuadrës nga Kazakistani, Astana. Takimi i parë i zhvilluar atje u mbyll me shifrat 1-0 për vendasit, ndërkohë në këtë takim të dytë, kampionët e Shqipërisë e kanë filluar shumë mire pjesën e pare.

Pas disa rasteve që krijuan, skuadra e Zekiç gjen më në fund golin e avantazhit në minutën e 25-të me anë të Binsoukas, pas një goditje këndi.

Me këto shifra 1-0 u mbyllën 45 minutat e para në favor të skuadrës së Partizanit. Me fillimin e pjesës së dytë, barazohet rezultati në 1-1. Eshtë skuadra nga Astana që shënon golin e barazimit.

E këtë gol të shënuar kazakët rigjejnë avantazhin e totalit të rezultatit të të dyja ndeshjeve në 2-1 falë golit të shënua në fushën e tyre. Pavarësisht tentativave deri në minutën e 95-të, bashkë me kohën shtesë të akorduar nga gjyqtari i ndeshjes, shifrat e barazimit 1-1 mbetën të pandryshuara duke i dhënë kështu mundësinë kazakëve të shkojnë në fazën e grupeve të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll