Sport

VIDEO / Partizani zhbllokon ndeshjen përballë Astanës

Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë të kualifikohen në fazën e grupeve përballë skuadrës së madhe nga Kazakistani

31 Gusht 2023, 19:43 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani zhbllokon ndeshjen përballë Astanës

ELBASAN – Në “Elbasan Arena”, Partizani po luan ndeshjen e kthimit të ply-off-it të Conference League, përballë skuadrës nga Kazakistani, Astana. Takimi i pare i zhvilluar atje u mbyll me shifrat 1-0 për vendasit, ndërkohë në këtë takim të dytë, kampionët e Shqipërisë e kanë filluar shumë mirë.

Pas disa rasteve që krijuan, skuadra e Zekiç gjen më në fund golin e avantazhit në minutën e 25-të me anë të Binsoukas, pas një goditje këndi.

Me këto shifra 1-0 u mbyllën 45 minutat e para në favor të skuadrës së Partizanit.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll