Aktualitet

Plagosja në Vaun e Dejës/ 68-vjeçari tentoi ta përdhunonte brenda banesës, 21-vjeçarja e qëllon me thikë

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit dhe vajza në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Ajo ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

1 Shtator 2023, 08:08 Nga A.B
Plagosja në Vaun e Dejës/ 68-vjeçari tentoi ta përdhunonte
Policia

SHKODËR- Mbrëmjen e kaluar, në media u raportua një plagosje e një personi. Zef Paloka, është 68-vjeçari i cili mbeti i plagosur me thikë në Vaun e Dejës.

I moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit, aty ku ishte vetëm.

Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

plagosje ne vaun e dejes zef paloka

Sondazh

Poll