Aktualitet

'Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania'/ Qytetarët në protestë para Presidencës, kundërshtojnë ekstradimin e Dritan Goxhajt

Protestuesit kanë kundërshtuar ekstradimin e Goxhajt, teksa janë shprehur se ai është i pafajshëm. 

31 Gusht 2023, 20:46 Nga a.l
'Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania'/
Protesta në Tiranë

TIRANË- Ka vazhduar edhe sot protesta në mbështetje të ish anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale. Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para Presidencës për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Protestuesit kanë kundërshtuar ekstradimin e Goxhajt, teksa janë shprehur se ai është i pafajshëm. 

Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj proteste që shoqëron qytetarët.

Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua. Më herët, më 17 gusht, u mbajt një tjetër protestë në mbështetje të Goxhajt, tek Ministria e Drejtësisë.

Arrestimi i Dritan Goxhajt

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

dritan goxhaj

Sondazh

Poll