Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, ndërron jetë rrugës për në spital 50-vjeçari

Ishte fqinji i viktimës ai që telefonoi policinë për të lajmëruar për ngjarjen që kishte ndodhur. 

1 Shtator 2023, 07:51 Nga A.B

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, ndërron jetë

VLORË-Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi në banesën e tij shpërtheu bombula e gazit. Ishte fqinji i viktimës ai që telefonoi policinë për të lajmëruar për ngjarjen që kishte ndodhur. 

I zoti i shtëpisë, 50-vjeçari me inicialet D.G, humbi jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.

shperthen bombula e gazit selenice

Sondazh

Poll