Aktualitet

DETAJET/21-vjeçarja plagos me thikë 68-vjeçarin në Vaun e Dejës

Autorja e ngjarjes, 21-vjeçe, është vënë në pranga dhe po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

31 Gusht 2023, 22:40 Nga m.s
DETAJET/21-vjeçarja plagos me thikë 68-vjeçarin në Vaun
foto ilustruese

Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me plagosjen me thikë në Vaun e Dejës. Burimet bëjnë me dije në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar me inicialet Z. P.

Autorja e ngjarjes, 21-vjeçe, është vënë në pranga dhe po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi nga policia 

Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

plagosja vau i dejes

Sondazh

Poll