Aktualitet

EMRI/Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, për çfarë akuzohet

Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

31 Gusht 2023, 17:45 Nga m.s
EMRI/Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, për
zjarrfikes

Pesë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për akuzën e "krimit zgjedhor" dhe "ushtrim të ndikimit të paligjshëm". Ndër ta është edhe drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artjon Taçi, 36-vjeç. 

EMRI/Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, për
Artion Taçi

Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Po ashtu në pranga janë vënë edhe Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Artjon Taçi.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për shtetasit:

Artjon Taçi, 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Armand Gjoka, 43 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Adnand Xhelili, 33 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Alban Shima, 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës i OSHEE Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Agiano Dinoshi, 34 vjeç, me detyrë specialist në bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit K.V., 64 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

artion taçi cerrik drejtori i shërbimit zjarrfikës

Sondazh

Poll