Aktualitet

Prej 5-vitesh në arrati, 39-vjeçari shqiptar kapet në Itali (EMRI)

Bëhet fjalë për shtetasin Binak Çela, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu.

31 Gusht 2023, 17:06 Nga f.i
Prej 5-vitesh në arrati, 39-vjeçari shqiptar kapet në Itali
foto ilustruese

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se është një person i rrezikshëm i krimit të organizuar, raportojnë mediat italiane. Bëhet fjalë për shtetasin Binak Çela, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu.

Çela ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018. Ai duhej të përfundonte dënimin me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist dhe nuk njihte rrugët. 

 

binak Çela arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll