Aktualitet

U vra me shtizë në Itali, ja kur do të sillet në Shqipëri trupi i Klajdi Bitrit

Në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin

31 Gusht 2023, 16:11 Nga f.i
U vra me shtizë në Itali, ja kur do të sillet në
Fatah Melloul

ITALI- Akrivoli i Klajdi Bitrit, i cili u vra duke mbrojtur shokun italian, doli nga morgu nën duartrokitjet e miqve të tij, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë mësohet se automjeti me trupin e të ndjerit është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset drejt Shqipërisë, për të sjellë 23-vjeçarin te prindërit e tij, të cilët jetojnë në Lushnje. 

Ditët e fundit, ishte nisur edhe një mbledhje fondesh në internet për të lejuar transportin e të ndjerit nga deti.

Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga një i ri nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë një shoku i tij. Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë./Dosja.al

 

klajdi bitri vrasja e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll