Sport

Romelu Lukaku i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, si huazim nga Chelsea...

Sulmuesi belg u huazua për një sezon te verdhekuqtë e kryeqytetit

31 Gusht 2023, 14:37 Nga DOSJA

ITALI - Ndërkombëtari belg Romelu Lukaku do të luajë për Romën, që drejtohet nga trajneri portugez José Mourinho, njoftohet këtë të enjte nga klubi italian, i cili e ka nënshkruar me të një kontratë huazomi për një sezon nga Chelsea.

Sulmuesi 30-vjeçar rikthehet në Itali, ku luajti tre sezone me Inter, përfshirë 2022/23, pasi arriti në finalen e Champions League, duke përforcuar opsionet e sulmit roman nën urdhrat e trajnerit portugez.

Lukaku, kampion i Italisë me Interin, sot ishte “entuziast me ambiciet e pronarëve të rinj të klubit verdhekuq”, duke kërkuar të “punojë, të jetë i përulur dhe të rritet lojë pas loje”.

"Mezi pres të jem i disponueshëm për të ndihmuar shokët e mi, brenda dhe jashtë fushës. (...) Si kundërshtar, kam qenë dëshmitar i atmosferës në “Stadio Olimpico” dhe tani do të ndjej ngrohtësinë e tifozëve të Romës,"- tha ai i cituar nga klubi.

Romelu Lukaku i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, si huazim nga

Lojtari i ri i verdhekuqve, me 75 gola në 108 ndeshje për kombëtaren belge, përfaqëson një 'yll' të ri në një sulm, që përfshin edhe argjentinasin Paulo Dybala dhe që është përforcuar këtë sezon edhe me iranianin Sardar Azmoun.

Shoku i ri i skuadrës romane do të sjellë “më shumë përvojë, profesionalizëm dhe dëshirë për të fituar”, deklaroi drejtori sportiv, portugezi Tiago Pinto.

Lukaku shënoi 14 gola në 37 ndeshje sezonin e kaluar, në një karrierë që filloi te Anderlecht dhe në të cilën ai u dallua te Everton dhe Manchester United, përveç Interit, pa arritur të afirmohej plotësisht te Chelsea, pasi kishte kryqëzuar rrugët me Mourinhon te "Blutë" dhe "Djajtë e Kuq".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll