Politike

Kujtim Gjuzi i rikthehet luksit, blen makinë të re dhe bllokon derën e Kuvendit me “bishën” blu (FOTO)

20 Tetor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi i rikthehet luksit, blen makinë të re dhe bllokon

TIRANË- Si mund ta marrin vesh të gjithë që ke blerë makinë të re? Ka disa mënyra, por njërën, mbase atë më epiken, jua sugjeron deputeti Kujtim Gjuzi. Ai është shfaqur me makinë të re në Kuvend në ditët e komisioneve.

Një makinë me një ngjyrë të fortë qielli, pak e çuditshme si vetë i zoti. Gjuzi ka patur idenë brilante që makinën ta parkonte mu te dera e Kuvendit. Aty ishte e sigurt që do ta shihnin të gjithë. Ngyra pastaj nuk lë indeferent askënd.

Nuk e dimë nëse janë të tijat apo të dikujt tjetër, por Kujtim Gjuzi ka ndërruar disa makina që nga koha që ka marrë mandatin e deputetit. Një personazh atipik për të qenë pjesë e Parlamentit, Gjuzi është bërë i famshëm për batutat e tij prej tironsi të vjetër, po aq sa Ramadani te “Portokallia”.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, edhe pse i thonë se aty nuk lejohet parkimi, Gjuzi nuk do t’ia dijë. Ai është deputet fundja dhe mund të bëjë si të dojë!

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kujtim gjuzi kujtim gjuzi ne luks makina e re e gjuzit kujtim gjuzi kujtim gjuzi ne luks makina e re e gjuzit

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2019, 20:32

TIRANË– Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perën...