Sport

UEFA ngre alarmin! Dy ndeshje të klubeve nga Ballkani në Conference League, të dyshuara për trukim...

Njëra ishte fitorja e skuadrës armene, Alashkert, në ndeshjen e dytë 6-1 ndaj Arsenal Tivat të Malit të Zi, e cila i kaloi ata me rezultatin e përgjithshëm 7-2.

30 Gusht 2023, 20:16 Nga DOSJA
UEFA ngre alarmin! Dy ndeshje të klubeve nga Ballkani në Conference

ZVICËR - UEFA ka regjistruar dy ndeshje të Conference League që dyshohet se janë manipuluar për shkak të basteve të çuditshme ka zbuluar “The Athletic”.

Njëra ishte fitorja e skuadrës armene, Alashkert, në ndeshjen e dytë 6-1 ndaj Arsenal Tivat të Malit të Zi, e cila i kaloi ata me rezultatin e përgjithshëm 7-2.

Tjetra ishte fitorja 4-1 e ekipit letonez të RFS ndaj Makedonija GP, ekip nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e dytë të kthimit, e cila i kaloi ata me rezultatin 5-1 në total.

Vihet re, se Alashkert dhe RFS më pas u eliminuan në raundin e dytë kualifikues të Conference League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll