Sport

VIDEO/ Ferdinand la për gjysmë intervistën me Zinchenkon, pasi dëgjoi se kë vlerësonte ukrainasi, si mesfushorin më të mirë...

Oleksandr Zinchenko (26), mbrojtësi i majtë i Arsenalit, ishte i ftuar në podcast "Rio Ferdinand Presents Five" dhe ndezi një debat të nxehtë.

30 Gusht 2023, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Ferdinand la për gjysmë intervistën me Zinchenkon, pasi

ANGLI - Gjatë intervistës, prezantuesi Joel Beya e pyeti Zinchenkon se kush mendon se është lojtari më i nënvlerësuar në Premier League. Ukrainasi nominoi kolegun e tij të Arsenalit, mesfushorin ganez Thomas Partey (30).

Ukrainasi më vonë shpjegoi përgjigjen e tij dhe bëri një krahasim midis Partey, Casemiro dhe Fernandinho. "Nuk dua të them asgjë të keqe për Casemiron. Ai është një lojtar i klasit botëror, ai e ka fituar Champions League pesë herë, por nëse më duhet të zgjedh një, unë zgjedh Thomas Partey. Për mua ai është mesfushori më i mirë mbrojtës me të cilin kam luajtur. 

Mes Fernandinho, Partey dhe Rodrit është e vështirë të zgjedhësh. Me Fernandinhon kam qenë koleg në akademinë e Shakhtiorit dhe më ka ndihmuar shumë, e dua si vëlla, por Thomas Partey...”,- tha Zinchenko.

Duke qenë diku prapa kamerave, Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi legjendë i Manchester United, u habit shumë nga përgjigja e Zinchenkos dhe gjysmë me shaka, deklaroi se po largohej nga ajo dhomë: "Partey, më mirë se Rodri? Unë po largohem!",- tha Ferdinandi.

Më pas, filloi një dialog midis Zinchenkos dhe Ferdinandit:

Zinchenko: "Rio, të lutem eja dhe shiko atë në stërvitje"

Ferdinandi: "Ai është i mirë, por jo më i mirë se Rodri?"

Zinchenko: "Ai ka gjithçka! Ok, Rodri përshtatet shumë mirë me sistemin e Cityt, sigurisht. Është pozicioni më i vështirë te City dhe ai është përdorur shumë mirë atje."

Thomas Partey, mesfushori mbrojtës i rritur në Spanjë te Atletico Madrid, u ble nga Arsenali në vitin 2020 për 50 milionë euro. Ganezi deri më tani ka bërë 103 ndeshje për skuadrën londineze, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll