Aktualitet

A është Shpiragu një gjetje e re e Shellit? Çfarë thotë gjeologu Gjergji Foto (VIDEO)

Ai tha se objekt kërkimi ka nisur që në vitin ’63. Në një intervistë për “Fax News” , Gjergji Foto u shpreh se janë bërë një sërë studimesh, ku janë projektuar dhe janë shpuar shumë puse.

30 Gusht 2023, 17:39 Nga m.s
A është Shpiragu një gjetje e re e Shellit? Çfarë
Gjergji Foto

Kompania shumëkombëshe Shell, pritet të nisë në tetor testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Zbulimi mund të ketë një ndikim historik në zhvillimin ekonomik, por dhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë. Këtë çështje e ka trajtuar Prof. Dr. Gjergji Foto, i cili është gjeolog nafte. Ai tha se objekt kërkimi ka nisur që në vitin ’63. Në një intervistë për “Fax News” , Gjergji Foto u shpreh se janë bërë një sërë studimesh, ku janë projektuar dhe janë shpuar shumë puse.

“Si objekt kërkimi është filluar që nga viti 1963. Ka një sërë studimesh që kanë vlerësuar perspektivën që nga viti '63 dhe materiali është në arshiv. Është vazhduar studimi deri në vitin '92 dhe mund të jenë 10-15 studime. Problemi është ky: nuk është puna tek politika, por ato deklarata për një bum ekonomik përmbajnë një dyshim që ne gjeologët e kemi në thelb të punës sonë, për fat të keq administrata shtetërore pas '90 nuk denjoi të marrin mendimet tona për problemet e naftës, dhe për pasojë marrin vendime që nuk shkojnë me praktikat ndërkombëtare.

Gjeologët e vjetër do të ishin opozitë me vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe. Na hoqën qafe me një vendim qeverie që e mbyll institutin e naftës, oponencë e veprimeve dhe u shua instituti i naftës. Edhe këshilltarët nuk i preferuan.

Me dhimbje jemi rritur me naftën, na ka hyrë në gjak ajo naftë, me humbje jete. Këto 30 vjet ne na kanë shuar si gjeologji. Në këtë rast unë gjeta një fryrje që për mua si gjeolog më duket e tepërt, dhe krijon një ide që ka pasiguri. Ta dinë njerëzit që edhe nëse ka, që të ndikojë në ekonomi. Ne kemi bërë gjithë ato studime, kemi projektuar shumë puse dhe janë shpuar mjaft.

Në janarin e 2002, pusi Shpiragu 1 zbuloi naftë me prurje 1 mijë barrela, 160 mijë litra naftë në ditë dhe me këtë lajm u mor vesh në tërë botën se u bë një zbulim. Në 2012 u shpua pusi Shpiragu 2 me rreth 1 mijë litra 24 orë, nuk u shpall vendburim.

Shelli shpoi të dytën, ndodhi po e njëjta gjë si me 1, shpoi të tretin dhe i katërti përsëri nga 800-1300 barrela në 24 orë. Kjo prurje të shpallesh vendburim, ka një rregull; duhet që këtë prodhim e vë në provë jo më pak se një muaj, bie apo shtohet dhe presioni.

Gjeologu e ka në themel dyshimin. Bëjmë prova të paktën 3 muaj dhe pasi bindemi që prodhueshmëria bie e qëndrueshme, se presioni nuk ka ath e shpallim. Pastaj për ta vënë në shfrytëzim këtë naftë, bëhen punime sizmike, dhe në bazë të këtyre kontureve projektohen puse të tjerë. Mbi bazën e rezervave vendoset me çmimet mesatare të tregut, ia vlejnë investimet e mëtejshme. Nëse një pus ka një kosto shkon 50-60 miljon dollarë, me pajisjet e tjera shkon 100 miljon dollarë. Por ky përsëri nuk është investimi maksimal. Të tërë këto puse duan kohë të shpohen”, tha ai ndër të tjera.

 

gjergji foto nafte shpiragu

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2023, 15:16 I.A

ONE Albania forcon fokusin komercial

Brano Djurovic Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe kom...