Sport

João Félix, në pritje të një zileje nga Barça...

Ardhja e sulmuesit portugez te Barcelona varet vetëm nga parametrat financiarë të klubit katalanas për të liruar masën e pagave.

30 Gusht 2023, 14:23 Nga DOSJA
João Félix, në pritje të një zileje nga

SPANJE - “AS” njoftoi më 15 korrik se ëndrra e João Félix ishte të luante për Barcelonën. Epo, ardhja e sulmuesit portugez në klubin e Barçës varet vetëm nga entiteti i kryesuar nga Joan Laporta që do t'i zgjidhë problemet e tij me "fair-play"-in financiar. 

Në momentin që Barcelona ka një diferencë pagash, sulmuesi ende i Atletico do të jetë një lojtar i ri i Barçës këtë sezon.

Çuditërisht, largimi i mundshëm i Ansu Fatit drejt Premier Ligës mund të jetë një nga “celesta” që João Félix të përmbushë dëshirën e tij për t'u veshur si lojtar i Barçës përpara fundit të merkatos.

João Cancelo është në të njëjtën situatë. Praktikisht është mbyllur marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të krahut te Barcelona dhe mbetet vetëm që klubi katalanas të lirojë masën e pagave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll