Sport

Sulmuesi francez Kolo Muani: “Dua që Eintrachti të pranojë ofertën e PSG-së”...

Ndërsa klubi i tij refuzoi një ofertë të tretë nga PSG të martën, Randal Kolo Muani njoftoi në “Sky Sport” dëshirën e tij për t'u bashkuar me kampionët francezë dhe dëshiron që Eintracht të pranojë ofertën nga drejtuesit parizienë.

30 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Sulmuesi francez Kolo Muani: “Dua që Eintrachti të pranojë

GJERMANI - Nëse PSG e ka bërë prioritet transferimin e Randal Kolo Muanit, e kundërta është gjithashtu e vërtetë. Edhe nëse Eintracht Frankfurt refuzoi këtë të martë një ofertë të tretë nga klubi parizien për sulmuesin e tij, francezi (24 vjeç, 9 ndeshje, 1 gol) përsëriti për “Sky Sport” dëshirën e tij për t'u bashkuar me Paris-SG. 

“Nuk është sekret që Paris Saint-Germain më bëri një ofertë rekord,- tha ai për gazetarin e “Sky Sport”. - Një transferim në Paris është një mundësi unike për mua. Do të doja të shkoja në Paris dhe i njoftova zyrtarët.  Shpresoj dhe uroj që Eintracht ta pranojë ofertën nga Parisi dhe që ky transferim të jetë i mundur tani për mua”.

Sulmuesi i “bluve”, megjithatë, donte të thoshte të gjitha gjërat e mira që mendonte për klubin e tij. “I detyrohem shumë Eintracht Frankfurtit. Tifozët hynë në zemrën time dhe gjithmonë jam sjellë në mënyrë shumë profesionale. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për klubin deri në fund”. 

I mbërritur në fund të kontratës në Nantes verën e kaluar, Kolo Muani i ishte bashkuar Frankfurtit i lirë me hapa të shpejtë. Ai shënoi 26 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2022-2023 në futbollin gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll