Sport

Onana thërritet për të mbrojtur portën e Kamerunit, pritet reagimi i 'gardianit'…

Andre Onana ka firmosur me Manchester United si portieri i parë, duke zëvendësuar David De Gea

30 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
Onana thërritet për të mbrojtur portën e Kamerunit, pritet

KAMERUN - Portieri i Manchester United, Andre Onana, është thirrur në skuadrën e Kamerunit për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Afrikës. Njoftimi vjen nëntë muaj pasi ai u pezullua nga federata e vendit të tij në mes të Kupës së Botës 2022 në Katar.

27-vjeçari Onana iu bashkua United nga Interi në korrik, duke marrë përsipër portën në “Old Trafford” lënë bosh nga David De Gea, i cili u largua pas 12 vitesh në klub.

Onana, më herët njoftoi tërheqjen e tij ndërkombëtare, pasi pezullimi i tij u vendos për "arsye disiplinore", që mendohet se rrjedh nga një mosmarrëveshje me trajnerin e Kamerunit, Rigobert Song.

Në atë që do të ishte një kthesë, ish-portieri i Ajax-it mund të rreshtohet kundër Burundit në një ndeshje kualifikuese të Grupit C më 12 shtator, përpara finaleve afrikane të vitit të ardhshëm, që do të priten nga Bregu i Fildishtë në janar dhe shkurt.

Duke folur në një konferencë për shtyp, pasi zbuloi rikthimin e Onanës, Song tha: "Nuk ka pasur kurrë probleme. Unë thashë në konferencën e fundit se gjithçka varet nga ai dhe ai e dinte se çfarë duhej të bënte. Nëse ai është në listë, kjo është sepse ka bërë gjënë e duhur. Ai është një nga portierët më të mirë. Dera ishte gjithmonë e hapur, është më mirë t'i kesh të gjithë këta lojtarë atje sesa të mos i kesh”.

Në vend të kësaj, në kanalin e tij të historive në Instagram, portieri postoi një mesazh të martën me proverbin afrikan: "Gënjeshtra jep lule, por jo fryte".

BBC Sport ka tentuar të kontaktojë përfaqësuesit e Onanës për sqarime në lidhje me disponueshmërinë e tij në Kamerun.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll