Sport

Mbi tetë milionë “like” në disa orë. Fotoja e Leo Messit është një sensacion…

Lionel Messi po mahnit me formën sportive pas kalimit te Inter Miami. Argjentinasi e çon ekipin drejt fitoreve. Mania për të shihet në rrjetet sociale.

30 Gusht 2023, 10:30 Nga DOSJA
Mbi tetë milionë “like” në disa orë. Fotoja e

SHBA - Deri më tani, Lionel Messi ka luajtur 9 ndeshje për Inter Miami dhe ka shënuar 11 gola dhe ka edhe 3 asistime. Rezultatet e skuadrës janë përmirësuar ndjeshëm pas ardhjes së tij dhe argjentinasi tregon në shumë momente, se sa i bukur është futbolli. 

Forma e tij përkthehet edhe në interesimin e fansave për jetën e tij në rrjetet sociale. Është e sigurt të thuhet, se Leo Messi po lulëzon përsëri. Së fundmi, argjentinasi ka postuar në Instagram një foto me bashkëshorten e tij, Antonella Roccuzzo.

Pas disa orësh, fotografia tashmë kishte 5 milionë pëlqime. Disa orë më vonë, ky numër ishte rritur në 7 milionë dhe aktualisht i ka kaluar 8 milionët... Messi në postimin e tij ka përfshirë edhe një foto të dytë në të cilën ka pozuar me dy djemtë e tij.

Kanë mjaftuar fotot e zakonshme familjare për të mbledhur shumë pëlqime dhe komente.  Mediat sociale kanë treguar sërish fuqinë e tyre të madhe. Aktualisht, 36-vjeçarja ndiqet nga 484 milionë njerëz në Instagram.

Shikoni postimin e argjentinasit në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll