Sport

Rusët më në fund gjetën një kundërshtar për të luajtur… Por një ekip modest olimpik

Pas pezullimit nga garat ndërkombëtare, kombëtarja ruse ka patur probleme për të gjetur kundërshtarë për ndeshjet miqësore. Në të ardhmen e afërt ajo do të zhvillojnë dy ndeshje, por nuk mund të jenë plotësisht e kënaqur me zgjedhjen e kundërshtarit.

29 Gusht 2023, 18:19 Nga DOSJA
Rusët më në fund gjetën një kundërshtar për

RUSI - Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, kombëtarja ruse u përjashtua nga garat ndërkombëtare nga UEFA dhe FIFA. Kjo ka bërë që të mos e ketë të lehtë gjetjen e rivalëve për ndeshjet miqësore. Gjatë 18 muajve të fundit, kombëtarja ruse ka luajtur vetëm 5 ndeshje të tilla, ndërkohë që do të luajë edhe dy ndeshje të tjera në të ardhmen e afërt.

Portali “sport-express.ru” raportoi se në dy ndeshjet e ardhshme rival i kombëtares ruse do të jetë Egjipti. Problemi për rusët është se do të jetë një ekip olimpik, pra i përbërë nga lojtarë nën moshën 23 vjeç. Prandaj forca e tij do të jetë shumë e dobët që në letër.

“Tashmë kemi data specifike për ndeshjet. Është 7 dhe 11 shtator”,- tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Egjiptiane të Futbollit, Walid El-Attar, në një intervistë për portalin “sport-express.ru”.

Rusët donin të ishin në gjendje të testonin aftësitë e tyre kundër kundërshtarëve më të forte, megjithëse, kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll