Sport

‘Lufta’ brenda drejtuesve të PSG-s që mund të prekë edhe Mbappé...

Përballja mes Luis Campos dhe dy peshave të rënda të bordit drejtues të PSG-së që kanë kërkuar largimin e tij

29 Gusht 2023, 16:14 Nga DOSJA
‘Lufta’ brenda drejtuesve të PSG-s që mund të

FRANCE - Situata mes Mbappe dhe PSG duket se është qetësuar pas disa javësh mjaft konfliktuale, por nga Franca theksojnë se e gjithë kjo mund të ndryshojë. Arsyeja nuk është tjetër veçse lamtumira e mundshme e Luis Campos, një prej mbështetësve më të mëdhenj të Mbappe në PSG.

Siç shpjegon Le Parisien, ka një konflikt të rëndë mes Luis Campos dhe dy peshave të rënda të klubit. Ata janë Victoriano Melero, sekretari i përgjithshëm i PSG-së dhe Grégory Durand, drejtor i departamentit ligjor, të cilët kanë kërkuar Nasser Al-Khelaifi për largimin e Luis Campos.

Përgjegjësi i transferimeve në PSG është në dijeni të kësaj situate dhe Le Parisien zbuloi se pas ndeshjes kundër Lens, Luis Campos organizoi një takim urgjent për Victoriano Melero dhe Grégory Durand për t'i kërkuar shpjegime. Nasser Al-Khelaifi di gjithçka që po ndodh, por nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e Luis Campos.

Sipas mediave pariziane, Victoriano Melero dhe Grégory Durand janë ngopur me punën me Luis Campos, me karakterin e tij dhe me faktin se ai nuk konsultohet me asnjë për operacionet në merkato. Në Francë mendojnë se e gjithë kjo dhe mbi të gjitha largimi i mundshëm i Luis Campos mund të ndikojë në vendimin e Mbappe për një rinovim të mundshëm me PSG.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll