Sport

Cucurella, i preferuari i Manchester United

Skuadra e Chelseat është gati për të përforcuar korsinë e majtë të mbrojtjes së 'Djajve të Kuq'.

29 Gusht 2023, 15:32 Nga DOSJA
Cucurella, i preferuari i Manchester United

ANGLI - Manchester United ka Marc Cucurella tani si opsion për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.  Dëmtimi muskulor i Luke Shaw, i cili do të mungojë për disa javë, ka krijuar një nevojë në “Old Trafford” dhe “Djajtë e Kuq” kanë nisur punën për të gjetur një zëvendësues provizor për të qenë të sigurtë.

Krahas Cucurellas, klubi anglez po teston edhe emra të tjerë, si Marcos Alonso i Barçës, Sergio Reguilón, apo Nicolás Tagliafico nga Lyon, edhe pse katalanasi është favoriti i madh për të zbritur në “Old Trafford”.

Te United ata duan të inkorporojnë një anësor, edhe pse në huazim dhe përvoja e Cucurella dhe Alonso në Premierligë, duket se e kthen ekuilibrin në favor të tyre. 

Katalanasi ka qenë zëvendësues te Chelsea që nga ardhja e Mauricio Pochettino dhe jeton nën hijen e Ben Chilwell, kështu që nuk do të shihte një ndryshim të keq të pamjes.  Megjithatë, United nuk është i vetmi i interesuar për ish-lojtarin e Barçës dhe Getafes, pasi klube të tjera si West Ham, Dortmund dhe Burnley kanë pyetur për të. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll