Sport

VIDEO / E pabesueshme se çfarë ndodh Vlahoviç pas ndeshjen me Bolognan, kalon gardhin dhe kapet me tifozin për një fanellë…

Pas ndeshjes me Bolonjan, serbi u afrua në tribunë dhe donte t'i jepte fanellën e tij një djali. Para se ta hidhte, ai shpjegoi se për kë ishte menduar.

29 Gusht 2023, 16:22 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme se çfarë ndodh Vlahoviç pas ndeshjen me

ITALI - Dushan Vlahoviç (23) është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në dy ndeshje në Serinë A, ai shënoi dy gola dhe tregoi se nuk harroi të tundte rrjetat. Tifozët u kënaqën, brohoritën emrin e tij, edhe pse pas gjithë kësaj, një burrë zemëroi furishëm sulmuesin serb.

Pas ndeshjes me Bolognan, serbi u afrua në tribunë dhe donte t'i jepte fanellën e tij një djali. Para se ta hidhte, ai shpjegoi se për kë ishte menduar. Mirëpo, një tjetër tifoz u vërsul përpara dhe rrëmbeu fanelën, duke refuzuar t'ia jepte djalit. Ai e ka mërzitur edhe Vllahovicin, i cili me inat e ka thërritur disa herë për t'ia kthyer fanellën atij fëmije .

Në atë moment u ngrit tensioni, tifozët e tjerë që ndodheshin aty tentuan t'i vidhnin fanellën dhe t'ia kthenin djalit, ai nuk pranoi t'ua dorëzonte, pati një shtytje dhe më pas Vllahovici u hodh mbi gardh dhe shkoi vetë tek ata. Në atë moment është ndërprerë regjistrimi, ndaj nuk dihet nëse djalit e ka marrë fanellën në fund apo jo. “ Çfarë idiot duhet të jesh për të vjedhur një fanelë nga një fëmijë ”, shkruhet në një nga komentet në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll