Sport

E bujshme, Borussia Dortmundit bën gati 15 milionë euro për sulmuesin shqiptar!

U tha se edhe ylli i Augsburgut dëshiron të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe është i gatshëm të transferohet te Borussia Dortmund.

29 Gusht 2023, 18:04 Nga DOSJA
E bujshme, Borussia Dortmundit bën gati 15 milionë euro për

GJERMANI - Pretendohet se klubi gjigant bëri një tentativë për Mergim Berishën, i cili u thirr në Kombëtaren gjermane me paraqitjen e tij në skuadrën e Bundesligës, Augsburg sezonin e kaluar duke refuzuar kështu edhe zyrtarisht kombëtaren kuqezi.

Një emër i madh i kampionatit gjerman është shfaqur për sulmuesin Mergim Berisha, i cili nga Fenerbahçe u transferua te skuadra Gjermane e Augsburgut.

Sipas lajmeve në Sky; Borussia Dortmund dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin 25-vjeçar.

Prej ditësh është vënë re se Borussia Dortmund ka nisur kontaktet me Augsburg për Mergim Berishën dhe pritshmëria e tyre për futbollistin me origjinë shqiptare është 15 milionë euro.

U tha se edhe ylli i Augsburgut dëshiron të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe është i gatshëm të transferohet te Borussia Dortmund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll