Sport

Nëna e Luis Rubiales, pas një dite greve urije: "Nuk e kam problem të vdes"…

Ángeles Béjar është ende i mbyllur në kishën e Divina Pastora de Motril

29 Gusht 2023, 15:18 Nga DOSJA

Nëna e Luis Rubiales, pas një dite greve urije: "Nuk e kam

SPANJE - Këtë të hënë, Ángeles Béjar, nëna e Luis Rubiales, presidenti i pezulluar përkohësisht i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol, u mbyll në kishën Divina Pastora në Motril dhe shpalli grevë urie.

Béjar e justifikoi mbylljen e tij deri sa të gjendet një zgjidhje për "gjuetinë çnjerëzore dhe të përgjakshme që po bëjnë me djalin e saj me diçka që ai nuk e meriton".

Pasi kreu 24 orë ngujim, nëna e Luis Rubiales, ka folur me 'El programa del verano' në “Telecinco”, ku përsëriti se nuk ka ndërmend të largohet nga izolimi derisa të zgjidhet situata e djalit të saj.

"Jam mirë, besoj shumë në Zot dhe kërkoj të vërtetën. Do të jem këtu derisa trupi im ta përballojë. Nuk do të ndalem derisa Jenni të thotë të vërtetën",- tha ajo.

Përveç kësaj, Ángeles Béjar la një deklaratë të fortë: "Nuk e kam problem të vdes për drejtësi. Djali im është një person i denjë dhe kjo që ata po bëjnë nuk është e drejtë."

Nëna e Rubiales shpreson që Jenni Hermoso "të ruajë versionin që kishte në fillim të ngjarjeve". Ajo beson se djali i saj është ai që po vuan "një gjueti çnjerëzore dhe të përgjakshme".

Mbyllja e Ángeles Béjar në kishën e lagjes Capuchinos të Motril do të zgjasë  "pafundësisht, ditë e natë" deri në vendosjen e drejtësisë me djalin e saj.

Nëna e Luis Rubiales, pas një dite greve urije: "Nuk e kam

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll