Sport

Lascelles sulmohet nga banditë, kërcënohet të qëllojë vëllain, pamje të frikshme (video)!

Jamal Lascelles u trondit nga një sulm i bandës në një rrugë të Newcastle, pasi ai luftoi me sulmuesit në një përpjekje për të mbrojtur vëllain e tij më të vogël, i cili po kërcënohej me të shtëna.

29 Gusht 2023, 11:42 Nga DOSJA
Lascelles sulmohet nga banditë, kërcënohet të

ANGLI - Kapiteni i Newcastle , Jamal Lascelles , u përfshi në një aventurë të rëndë, i cili së bashku me vëllain e tij të vogël dhe një shokun e tij u sulmuan nga një grup burrash jashtë një klubi nate lokale, të cilët madje e kërcënuan se do ta qëllonin.

Mbrojtësi i Anglisë pa një nga klientët duke e goditur me bërryl vëllain e tij në qafë ndërsa ata dilnin nga dyqani dhe menjëherë hyri për të larguar sulmuesin, i cili e sulmoi atë me një shishe vodka, e cila i kaloi pak centimetra larg.

Siç shihet edhe në video, Lascelles ka arritur të “shtroj” një nga sulmuesit dhe pavarësisht goditjes që ka marrë ka vazhduar të godasë me grusht këdo që ka gjetur duke vepruar në vetëmbrojtje sipas “Daily Mail”. Miku i tij, sërish raportohet se ra pa ndjenja pasi u godit me shkelma në kokë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll