Sport

Efekti domino/ Edhe ditët e trajnerit të ekipit të femrave janë të numëruara...

Jorge Vilda e ka të rrezikuar pozicionin dhe i ka orët e numëruara në RFEF, e cila do të studiojë se si do ta largojë trajnerin nga posti, vendim që do të mbetet në dorën e Pedro Rocha.

29 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Efekti domino/ Edhe ditët e trajnerit të ekipit të femrave

SPANJE - Pas komunikatës së lëshuar këtë të hënë nga Komisioni i Kryetarëve të Federatave Rajonale dhe Territoriale të RFEF-së, i cili pas orëve të mbledhjes bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të RFEF-së, Luis Rubiales.

Kjo pas puthjes së diskutueshme në gojë ndaj ndërkombëtares Jennifer Hermoso gjatë shpalljes së Spanjës si kampione botërore në futbollin e femrave, Spanja po avancon që Rubiales të mos e lërë vetëm. Efekti domino do të jetë i pranishëm edhe këtu.

Sipas gazetës “AS”, edhe trajneri i femrave, Jorge Vilda, ka rrezikuar pozicionin dhe i ka orët e numëruara në RFEF, e cila do të studiojë se si do ta largojë trajnerin nga posti, vendim që do të mbetet në dorën e Pedro Rocha, i cili po zëvendëson Luis Rubiales në krye të federatës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll