Sport

(VIDEO shqetësuese) Tmerr në pistë, vdesin dy motoçiklistë gjatë garës!

Të dy u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike, para se të vdisnin.

29 Gusht 2023, 10:30 Nga DOSJA
(VIDEO shqetësuese) Tmerr në pistë, vdesin dy

BRAZIL - Në garën Moto GP 1000 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku humbën jetën dy motoçiklistë. Erico Verisimo da Rocha (38) dhe Andre Verisimo Cardoso (42) vdiqën pas incidentit që ndodhi në pistë.

Gara në Cascavel të Brazilit pati një fund tragjik. Da Rocha ra nga motoçikleta e tij dhe u gjend në mes të pistës, krejtësisht i pambrojtur, ndërsa drejtuesit e tjerë po kalonin me shpejtësi pranë tij. Fatkeqësisht, Verdoso nuk e pa atë dhe u përplas drejt e me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Kujdes, videoja përmban pamje shqetësuese.

Të dy u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike, para se të vdisnin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll