Sport

Braziliani Talisca mohon largimin nga Al Nassr

Sulmuesi brazilian dëshiron të qëndrojë deri në vitin 2026

29 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA
Braziliani Talisca mohon largimin nga Al Nassr

ARABIA SAUDITE - Al Nassr pret sot Al Shabab dhe braziliani Talisca reagoi përfundimisht dje ndaj thashethemeve për një largim të mundshëm të tij, duke garantuar se do të përmbushë kontratën.

“Ndaloni së lexuari lajme të rreme. Kam rinovuar deri në vitin 2026, nuk ka arsye të largohem, nuk po negocioj me askënd dhe klubi nuk ka ndërmend të më lërë të largohem. Dhe numrat nuk gënjejnë. Jam i lumtur, nuk dua të largohem. Unë kam një histori të bukur, kam ardhur te klubi duke kaluar vështirësi dhe i kam kaluar të gjitha këto, mos harroni. Jam i lumtur në këtë vend me familjen time”,- ka thënë Talisca në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll